Lajmet e fundit

Sonte në emisionin RUBIKON me Adriatik Kelmendin, është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai do të prezantojë të gjitha qëndrimet e partisë që drejton mbi çështjen më të diskutuar të momentit.
Përballë tij janë Avni Arifi, Ilir Deda dhe Rrahman Paçarizi.
Cilat janë pritjet e PDK-së për seancën e 15 prillit?
A e votojnë kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar?
Në çfarë pike janë diskutimet me subjektet tjera për formimin e një qeverie të opozitës?
A ka tentuar LVV që të kontaktoj me ndonjë deputet të PDK-së?
Si u përgjigjet kritikave të nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili?
Çfarë thotë për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja?
Këto dhe shumë çështje të tjera, diskutohen sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.
