Lajmet e fundit

Sonte në Rubikon të Klan Kosovës është i ftuar anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti.
- Si i përgjigjet Sali Berishës për UÇK-në e luftës dhe UÇK-në e Rognerit?
- Çka thotë për pohimin se Fatos Klosi qëndron prapa vrasjes së Ahmet Krasniqit?
- Kush nga UÇK-ja e përdori vërtet shtëpinë në Tropojë të Sali Berishës?
- A e ndihmoi më shumë Partia Demokratike apo Partia Socialiste e Shqipërisë UÇK-në gjatë luftës?
- Cilat janë kushtet e PDK-së për ta përkrahur mocionin e mosbesimit të Lëvizjes Vetëvendosje?
- Çfarë thonë për mundësinë e një qeverie gjithëpërfshirëse me LDK-në?
- Kush nga radhët e PDK-së mund të jetë kandidat për president?
- A i ndryshoi PDK-ja qëndrimet ndaj takimit në Washington pas mospjesëmarrjes së Thaçit në takim?
- A ishte marrëveshja e Washingtonit hera e parë që presidenti Thaçi dhe PDK-ja nuk u dakorduan?
- Si e shohin rrjedhën e bisedimeve në Bruksel?
Për këto dhe më shumë, ndiqeni sonte Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, me fillim nga ora 20:45.
Mos e humbisni!