Në edicionin e sotëm të emisionit Rubikon në Klan Kosova do të jetë i ftuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në intervistën e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai prezanton qëndrimin e AAK-së në skenën e re politike.
Haradinaj flet ekskluzivisht edhe për vendimin për t'u tërhequr nga kandidatura për kryetar të AAK-së – pse tani dhe çfarë pas tij.
- A do t’i përgjigjet AAK-ja thirrjes së Albin Kurtit për diskutime rreth çështjes së Presidentit?
- A është vetë Haradinaj kandidat potencial për President të Kosovës?
- Si po koordinohet AAK-ja me partitë e tjera opozitare?
- Çfarë i thanë amerikanët gjatë vizitës së fundit në SHBA?Këto dhe të tjera, sonte nga ora 20:45.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.