Lajmet e fundit

Në edicionin e sontëm të Rubikon me Adritaik Kelmendin i ftuar është Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.
Si do t’i përgjigjet Lëvizja Vetëvendosje kërkesës së Presidentit Thaçi për propozimin e mandatarit për kryeministër?
A do ta dërgojnë këtë kërkesë të Presidentit në Gjykatën Kushtetuese?
A vazhdon ta ketë Lëvizja Vetëvendosje opsion partneritetin me LDK-në?
Çfarë thonë ata për emërimet në borde të ndërmarrjeve publike?
Kush e morri vendimin për vendosjen në karantinë të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit?
Për këto dhe gjithçka tjetër mbi zhvillimet më të fundit politike në vend, ndiqeni Rubikon me fillim nga ora 20:45 në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=xFLLNRfYG1I&feature=youtu.be