Lajmet e fundit

Sonte në RUBIKON mund të ndiqni intervistën me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Pse sipas tij, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese ka humbur kuptimi i zgjedhjeve?
Cilat janë raportet e tij me Albin Kurtin e me Hashim Thaçin?
Përse është i bindur se Ramush Haradinaj do të bëhet president i vendit?
A është shkelje kushtetuese pjesëmarrja e Etem Arifit në votimin e Qeverisë Hoti?
Përse e vlerëson marrëveshjen e Washingtonit si lëvizjen më të mirë gjeostrategjike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës?
A përbën shkelje kushtetuese pika për liqenin e Ujmanit?
Pse nuk e sheh si të dëmshme pikën për moratoriumin për mos aplikim në organizata ndërkombëtare?
Për çfarë e kritikon Edi Ramën?
Për këto dhe më shumë, ndiqeni sonte Rubikon me Adriatik Kelmendin, duke filluar nga ora 20:45.