Lajmet e fundit

Sonte në Rubikon të Klan Kosovës i ftuar është shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj i cili tregon si mund të dilet nga kriza politike, sipas partisë ku ai bën pjesë.
- A do të dalin nga koalicioni qeverisës, nëse Ramush Haradinaj nuk votohet për president?
- Çfarë propozimi për postin e presidentit do ta pranonte AAK-ja?
- Kush premtoi se do ta votonte Haradinajn për president, por më pas i ndryshoi qëndrimet?
- Çfarë thotë për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje?
- Përse është i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do t’i heqë vijat e kuqe ndaj subjekteve tjera politike?
- Kush i kishte bërë AAK-së presion që të hynte në koalicion qeverisës me PDK-në?
- Çfarë rezultate presin nga zgjedhjet e ardhshme?
- Kur do të fillojë puna për Autostradën e Dukagjinit?
Këto dhe të tjera diskutohen sonte në Rubikon me Daut Haradinajn, përballë opinionistëve Ilir Ibrahimi dhe Dardan Sejdiu, duke filluar nga ora 20:45.
Mos e humbisni!