Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, flet për intervistimin e Thaçit në Hagë, përballjen me drejtësinë ndërkombëtare dhe aktualitetin politik në vend.
- Përse sipas tij aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit është goditje direkte ndaj lirisë së Kosovës?
- Si e takoi për herë të parë Thaçin dhe Veselin në vitin 1994 në shtëpi në Gllogjan, teksa po ktheheshin këmbë nga Shqipëria?
- Pse thotë se sot do ta votonte zhbërjen e Gjykatës Speciale?
- Kush sipas tij e keqpërdori emrin e UÇK-së pas përfundimit të luftës?
- Përse e quan Albin Kurtin dezertor?
- Përse e akuzon qeverinë Kurti për takime sekrete me zyrtarë të Serbisë dhe kush sipas tij ka dëshmi për këto takime?
- A po e synon AAK-ja postin e presidentit?
- Cilat vendime të Qeverisë Hoti i kundërshton ai?
- A po dështohet me përballjen me pandeminë?
- Përse Haradinaj bënë ftesë për qeveri gjithëpërfshirëse me PDK-në dhe Vetëvendosjen?
- Cila është e vërteta e takimit me Haxhi Shalën para seancës dhe ku ishte mbajtur ai takim?
Përgjigjet për këto dhe shumë më shumë, mund t’i mësoni sonte në RUBIKON, duke filluar nga ora 20:45, në Klan Kosova