Lajmet e fundit

Në Rubikon të Klan Kosovës sonte mund ta ndiqni intervistën me bashkëpunëtorin më të afërt të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku.
- Cili ishte reagimi brenda presidencës në periudhën e konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi?
- A pritej konfirmimi i kësaj aktakuze?
- Si është duke shkuar procesi i gjykimit në Hagë?
- A e sheh sot Çollaku si të gabuar votimin e Gjykatës Speciale?
- Cila duhet të jetë qasja e Qeverisë Kurti 2 ndaj dialogut me Serbinë?
- A ka, sipas Çollakut, alternativë themelimi i asociacionit?
- A e riktheu Parlamenti Evropian shpresën për liberalizim të shpejtë të vizave në seancën e 25 marsit?
Për këto dhe zhvillime të tjera të aktualitetit politik në vend, ndiqeni sonte intervistën me Bekim Çollakun, duke filluar nga ora 20:45 në Klan Kosova.
Mos e humbisni!