Lajmet e fundit

Sonte në Rubikon i ftuar është kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.
Bashkë me Adriatik Kelmendin, do të flasin për zgjedhjet, zhvillimet politike dhe krijimin e institucioneve të reja.
Bedri Hamza shpalosë të gjitha qëndrimet e PDK-së mbi çështjet më të diskutuara të javëve të fundit.
- Sa është PDK e kënaqur me rezultatin e 9 shkurtit?
- Cilat janë kushtet e këtij subjekti për koalicion qeverisës?
- A kanë nisur diskutimet për koalicione me ndonjërën nga partitë?
- Sa është urgjent formimi i institucioneve të reja në dritën e zhvillimeve gjeopolitike në botë?
- A mund të ketë zvarritje në formim të institucioneve?
Këto dhe të tjera i diskutojmë sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.