Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sonte shpalos planet e Qeverisë për menaxhimin e koronavirusi.
Zemaj do të jetë përballë kryetarit të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra, gazetares së shëndetësisë, Arbreshë Uka dhe shefit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Elmi Olluri.
- A do të ketë masa shtesë për menaxhimin e Covid-19?
- Përse nuk po shqyrtohet mundësia e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme?
- Cilat janë kapacitetet e institucioneve shëndetësore për trajtimin e pacientëve të prekur me këtë virus?
- Kur do të fillojë rritja e numrit të testimeve?
Përgjigjet për këto dhe gjithçka tjetër rreth koronavirusit, mund t’i mësoni sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin, duke filluar nga ora 20:45, në Klan Kosova.
Mos e humbisni!