Lajmet e fundit

Sonte në Rubikon, në një intervistë të rrallë televizive, flet Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Si është duke u menaxhuar situata me Covid-19 në vend?
Në çfarë drejtimi është duke shkuar lakorja e infektimit?
Kur pritet lehtësim i masave të izolimit?
Çka do të ndodhë pas 4 majit?
A priten valë të reja të pandemisë?
Si po ndikon mungesa e stabilitetit politik në menaxhimin e pandemisë?
Edhe ju mund të jeni pjesë e këtij emisionit përmes votës tuaj në transmetimin live në Facebook, duke u përgjigjur në pyetjen "Si e menaxhoi Ministria e Shëndetësisë pandeminë Covid-19?".
Për t'u informuar mbi këto dhe gjithçka tjetër rreth pandemisë Covid-19, na ndiqni sonte në Rubikon duke filluar nga ora 20:45.