Lajmet e fundit

Me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sonte do të diskutohet për vettingun në drejtësi, Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Gjykatën Speciale dhe shumë tema të tjera që lidhen me sistemin e drejtësisë në vend.
- A do të ketë vetting të plotë në sistemin e drejtësisë?
- Cili do të jetë mandati i Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme?
- Kush, sipas Haxhiut, po tenton t’i ruajë pozicionet e individëve brenda sistemit të drejtësisë?
- Me cilin deputet të Lëvizjes Vetëvendosje nuk pajtohet ministrja Haxhiu?
- Cilat janë shqetësimet e MD-së për Gjykatën Speciale?
- Kush është organi që duhet ta monitorojë punën e kësaj gjykate?
Për këto dhe më shumë, përballë ministres Haxhiu janë Arbër Vllahiu, Rina Mujku dhe Ehat Miftaraj.
Ndiqeni Rubikonin me Adriatik Kelmendin, me fillim nga ora 20:45, në Klan Kosova.
Mos e humbisni!