Sonte me fillim të orës 19:00 do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së parë të Kryesisë me në krye Albulena Haxhiun e cila pasditen e së mërkurës u zgjodh kryetare e Parlamentit.
Në rend dite janë: Ndarja e komisioneve parlamentare, Ndarjet buxhetore dhe Rezoluta për zhvillimet në Hagë.
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri tha se tema më e rëndësishme sonte është Rezoluta për çlirimtarët të cilët gjenden në Hagë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.