Lajmet e fundit

Sonte në Orën e Fundit, në Ballë për Ballë do të diskutohet për dënimin e Oliver Ivanovicit. Për këtë çështje do të flasë avokati Mahmut Halimi, i cili si gjyqtar në gjykatën e Mitrovicës, e kishte iniciuar rastin në vitin 2000.
Në Kosova direkt raportohet nga Prizreni, për të mësuar se për çfarë e mblodhi degën e PDK-së Hashim Thaçi. Çfarë u diskutua aty, e çfarë vendimesh u morën..?!
Tema e orës sonte i kushtohet veprimtarisë politike të ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në të do të ndiqni disa nga momentet më interesante gjatë karrierës së tij, që nga zgjedhja e tij kryetar i LDK-së, angazhimi për të lobuar në botë për çështjen e Kosovës, e deri në ditët e fundit të jetës.
Nuk do të mungojnë as materialet nga Sporti e Kultura.
Na ndiqni