Lajmet e fundit

Në edicionin e së martës në emisionin ‘’Ora e Fundit’’ në Klan Kosova, do të ndiqni:
Në Ballë për Ballë do të intervistohet Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Sa u investua gjatë qeverisjes së Isa Mustafës në Kosovë?
Sa veta u punësuan?
A është në rritje, apo po dështon zhvillimi ekonomik i vendit?
Të gjitha këto përgjigjie i jep Ministrja Bajrami.
Në Kosova Direkt, raportohet nga Prishtina, derisa Tema e Orës, flet për patrullimin e policisë së Kosovës në Shqipëri.
Përmes kësaj kronike do të mësoni se në cilat vende patrullojnë ata?
Sa gjoba japin dhe shumë e shumë detaje të tjera...
Ndiqeni ‘’Ora e Fundit’’ duke filluar nga ora 23:00 vetëm në Klan Kosova.