Festivali i muzikës NGOMfest, edicioni i gjashtë i të cilit po zhvillohet në Kalanë e Prizrenit, sonte hap dyert për t’i pritur art-dashësit dhe adhuruesit e muzikës elektronike.
Sonte, përveç DJ-ve lokal dhe rajonal, si performues kryesor do të jenë 3 DJ të Diynamic Music (Magdalena, Undercatt, Lehar), të cilët do të performojnë për 6 orë.
Gjatë nëtës së kaluar, përveç para-grupeve të shumta që performuan në Main Stage, rok-grupi Kosovar Jericho bëri që i gjithë Prizreni të jehojë me këngët e tyre. Nata vazhdoi deri në mëngjesin e së shtunës në Sunrise Stage, kur Leg Off, Jehonë, Uran B. dhe Panda e shoqëruan lindjen e diellit me tingujt e muzikës së tyre.
Ndërsa në natën e parë kanë performuar Grupi legjendar i hiphop-it Kosovar, urbaNRoots (NR) performuan gjatë natës së parë para mijëra fansave të tyre, në hapësirat e kalasë ku edhe janë të vendosura 2 skena për performues.
Dhjetëra këngë të grupit NR u kënduan njëzëri me publikun, duke i bërë të gjithë të përjetojnë një eksperiencë të paparë më parë në festivalet e muzikës në Kosovë.
Nata e sontme do të filloj në ora 21:00.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.