Lajmet e fundit

Nga sonte në Klan Kosova nis edhe një emision i ri.
Reality show Menaxheri i Ri është formati i njohur ndërkombëtar i cili vjen edhe në gjuhën shqipe.
Ky reality pasqyron garën biznisore të 12 kandidatëve nga mosha 17 deri në 19 vjeç.
Synimi i këtij emisioni është që përmes sfidave të përjavshme t’i edukojë të rinjtë në fushën e biznesit dhe ndërmarrësisë e në të njëjtën kohë ta argëtoj audiencën në një formë krejt tjetër.
Pas çdo kryerje të detyrës, kandidatët do të përballen para jurisë për vlerësim.
Çdo të shtune në ora 20:45 ky reality show do të promovojë mënyrën e të bërit biznes dhe të sfidojë të rinjtë në menaxhimin modern të shekullit 21.