Lajmet e fundit

Në serinë e emisioneve me të cilat Klan Kosova e ka filluar muajin shtator, përfshihet projekti më i ri “Show Champion Quiz”.
Champion Quiz është një format i veçantë edukativ dhe do të realizohet në një studio brilante. Emisioni do të jetë dritare e dijes dhe motiv për garuesit dhe teleshikuesit.
Është një shoë televiziv ku do të ketë dramë, tension, argëtim dhe shumë humor.
Në këtë show do të ketë dy ekipe që garojnë mes vete. 3 persona përbëjnë një ekip i cili garon për në finalen e madhe.
Organizimi i këtij quizi do të bëhet nëpër shkolla ku drejtorët bashkë me arsimtarët do të propozojnë nxënësit të cilët do të testohen për pjesëmarrje në Champion Quiz dhe ata do ta përfaqësojnë shkollën e tyre në këtë garë.
Ky show do të ketë për nikoqir moderatorin e Klan Kosova Alaudin Hamitin.
Që nga sonte në ora 21:00 e në javët në vazhdim, ky emision do të shfaqet në Klan Kosova.