Lajmet e fundit

Sonte në Edicionin Special në Klan Kosova do të diskutohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese - që i dha të drejtë presidentit për dekretin me të cilin mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër - dhe të gjitha reagimet që ngjalli.
Për këtë temë dhe të gjitha zhvillimet aktuale politike do të diskutohet me kryetarin e Partisë Socialdemokrate Visar Ymeri.
Sonte në Edicionin Special në Klan Kosova do të diskutohet, ashtu si çdo natë, për zhvillimet e fundit lidhur me pandeminë Covid-19, si edhe ato politike.
Po ashtu do të ketë edhe shumë lajme, kronika dhe intervista të tjera – lidhur me koronavirusin dhe zhvillimet aktuale – nga vendi, rajoni dhe bota.
Ndiqeni Edicionin Special në Klan Kosova me fillim nga ora 23:05.
Mos e humbisni!