Lajmet e fundit

Analistët e ftuar nga Baton Haxhiu sonte do të flasin për ofertat e kandidatëve për Kryetar të Komunës së Suharekës.
Planet që kanë ata për këtë komunë do të shoshiten nga Jehona Lushaku, Shkelzen Maliqi e Ilir Mirena.
Kjo treshe do të analizojë sa janë të realizueshme projektet e kandidatëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, kulturës e sportit.
Opinionet e tyre për programet e reja për Suharekën do t'i mësoni sonte në emisionin Analiza Lokale.
Na ndiqni sonte nga ora 23:00 në Klan Kosova.