Lajmet e fundit

Gara për Prizrenin pritet të jetë e ngushtë.
Kandidatët për kryetar të kësaj komune të madhe kosovare nuk do të kursehen me premtime për të fituar votat.
Por, sa janë të realizueshme këto premtime?
Cilat janë nevojat reale të qytetarëve të Prizrenit?
Këto zotime e nevoja do të analizohen sonte në Analizën Lokale të Klan Kosovës.
Mysafirë të Baton Haxhiut do të jenë: Valon Syla, Berat Buzhala, Astrit Gashi e Hajrullah Ceku.
Përgjigjet në këto dhe shumë çështje të tjera aktuale politike do t'i mësoni në emisionin Analiza Lokale.
Na ndiqni sonte nga ora 23:00 në Klan Kosova.