Lajmet e fundit

Këtë të enjte përfundon për këtë vit manifestimi gjithëpopullor në nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky manifestim tradicional treditor edhe kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, u shënuan aktivitete të ndryshme.
Ndërsa në ditën e tretë të Epopesë, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.