Lajmet e fundit

Çifti i njohur i showbizi-it, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca do të finalizojnë dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e sotme, transmeton Klan Kosova.
Reperi i njohur dhe moderatorja siç kanë bërë të ditur ceremoninë e dasmës do ta bëjnë në Gjirin e Lalzit në Durrës.
Mbrëmja e shumëpritur pritet të fillojë, ndërsa motra e Marinës, Luana Vjollca më herët përmes rrjetit social Instagram ka bërë të ditur se do të jetë ajo që do hap mbrëmjen e martesës së motrës së saj.