Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, sonte në orën 19:00 do të hapet ekspozita e pikturës e titulluar “Koka nëpër shekuj” e autorit Mervan Mustafa.
Ekspozita përmban 17 piktura të formatit të madh dhe të mesëm të punuara në tri vitet e fundit nga piktori dhe grafisti Mervan Mustafa.
Kurator i kësaj ekspozite është profesori i respektuar Esat Valla.
Kjo ekspozitë financohet dhe drejtohet nga GMK dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.