Skema programore e plaformës më të madhe televizive, Artmotion, do të jetë e mbushur me plot aktivitete sportive.
E marta, do të sjell emocione futbollistike e basketbollistike, enkas veç për meraklinjtë.
Show nis me fillim nga ora 16:00, me ndeshjen e Youth League (liga e të rinjve), ku do të ndeshen Stuttgarti dhe Barcelona.
Kjo ndeshje transmetohet në Sport 3, me komentim të Lirim Pecit, njofton Klankosova.tv
Ora 19:00, është e rezervuar për basketboll.
Dy ndeshje të Superligës do të zhvillohen njëkohësisht.
Në kanalin e dytë sportiv të Artmotion do të jepet ndeshja në mes të Yllit dhe Vëllaznimit, me komentim të Agon Fehmiut.
Kurse, përballja tjetër Bora - Prizreni, do të transmetohet në Sport 3.
Por, kjo nuk është e gjitha.
Sonte sytë janë kah ngjarja kryesore e mbrëmjes.
Ajka e së martës vjen me derbin "Della Madonnina".
Milan dhe Inter, nga ora 21:00 do të kenë goxha për të diskutuar në fushën e blertë.
Artmotion sjell ekskluzivisht gjysmëfinalen e Coppa Italia, në Sport 1.
Komentimi i këtij derbi do të bëhet nga Andin Lokaj.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.