Lajmet e fundit

Sonte është finalja e madhe e Eurovisionit.
Shqipëria ka siguruar kualifikimin në mesin e më të mirëve të këtij edicionit falë përformancës së shkëlqyer të këngëtarës shkodrane Elhaida Dani me këngën ‘’I am Alive’’.
Elhaida mban numrin 26-të në festivalin e Eurovisionit.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Elhaida Dani, po shihet si favorite për të fituar edicionin e këtij viti, kështu së paku e kanë cilësuar disa sondazhe që po bëhën në rrjetet sociale.
Në këto sondazhe Elhaida del të jetë e para, ku ky sondazh është nxjerrë nga Adobe Digital Index dhe është bazuar në algoritmin e kombinuar me rrjetet sociale, shikimet në Youtube dhe ndjekësit në Twitter.