Lajmet e fundit

Xing me Ermalin.
Kështu titullohet emisioni më i ri televiziv i shoumenit Ermal Mamaqi, që do të shfaqet në Klan Kosova çdo të shtunë prej orës 21:00.
Për gati dy orë komediani do të argëtojë audiencën me larmi temash e të ftuarish.
Humori e batutat do jenë edhe më të shumta se në emisionet paraprake të tij.
Kësja radhe e dallon edhe përfshirja e publikut, ndërsa i ftuari i parë i komedianit është ish- kryeministri, Sali Berisha.
Para këtij projekti shoumeni drejtonte “6 ditë pa Ermalin”.
Kronikë nga Mejreme Gashi