Lajmet e fundit

Hapjen e festivalit do ta bëj poeti i njohur shqiptar, Xhevahir Spahiu.
Pos tij, në natën e parë do të lexojnë edhe Viveka Sjogren nga Suedia, Rosa Pock nga Austria, Flutura Açka nga Shqipëria, Bojan Babiq nga Serbia, Donika Dabishevci nga Kosova dhe Mehmet Yashin nga Qipro.
Sipas një njoftimi të Qendrës Multimedia, ky festival do të fillojë sot, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e kësaj qendre.
“Tema e sivjetme e festivalit ka titullin “Letërsia në shkretëtirën e së vërtetës: si mund të flasim për momentin bashkëkohor” dhe ajo adreson ‘krizën’ aktuale me refugjatë në Evropë”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Sivjet, ky festival financohet nga Allianz Kulturstiftung, Goethe Institute, Ambasada Austriake në Prishtinë, Pro Helvetia, Traduki, Instituti Suedez, KFOS dhe Ambasada Suedeze në Prishtinë, transmeton Klan Kosova