Adhuruesit e futbollit sonte do ta kenë mundësinë t'i ndjekin edhe ndeshjet çerekfinale të UEFA Conference League.
Katër ndeshje jashtëzakonisht interesante do të luhen sonte.
Mbrëmja nis me ndeshjen Legia Warszawa - Chelsea, nga ora 18:45.
Dhe më pas në të njëjtin termin zhvillohen edhe tri ndeshje tjera.
Nga ora 21:00 zhvillohen:
Djurgaarden - Rapid Wien;
Celje - Fiorentina; dhe
Real Betis - Jagiellonia Białystok.
Fitorja do të jetë e domosdoshme për secilën skuadër që kërkon një vend në gjysmëfinale.
Derisa gjysmëfinalistët do të dihen javën tjetër kur edhe do të luhen ndeshjet kthyese.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.