Drejtori i UNICEF-it për Kosovë, Murat Sahin, ka bërë të ditur se në Prishtinë arrin sonte dërgesa e parë e shiringave që do të përdoren me vaksinat antiCOVID-19.
Sipas tij dozat e vaksinave antikovid vijnë nga COVAX, njofton Klan Kosova.
Veç kësaj ai ka thënë se së shpejti do të jep dhe detaje të tjera rreth arritjes së vaksinave.
''Me fluturimin e sotëm do të arrijë dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinat anti-COVID në Prishtinë. Së shpejti detaje edhe për arritjen e vaksinave''.
''Bashkë ne mundemi'', ka shkruar ndër të tjera, Sahin.
https://twitter.com/himuratsahin/status/1365024436500504578
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.