Lajmet e fundit

Sonte është afati i fundit i paraparë nga Këshilli Qendror Zgjedhor i Zgjedhjeve që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit.
Ajo që dihet sigurt deri më tani është se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Ndërsa koalicione të tjera të deklaruar ende nuk ka, përkundër se akterët politikë të partive kanë pranuar se po diskutojnë mes vete për mundësinë e formimit të koalicioneve parazgjedhore.