Lajmet e fundit

Sipas ekstraktit në QKR, këngëtarja e njohur Soni Malaj i ka hyrë biznesit.
Si shumë personazhe të tjerë të njohur të botës së televizonit, edhe ajo nuk i ka rezistuar tundimit që të hyjë në biznesin e organizmit dhe pjesëmarrjes në evente të ndryshme.
Duhet thënë se këngëtarja ka ndjekur trendin e Alketa Vejsiut, Amarda Toskës, Ermal Mamaqit, Elvana Gjatës etj, për të hapur një biznes që ka të bëjë me eventet.
Kjo është më se e kuptueshme po të kemi paraysh se vetë këngëtarja është në botën e show-biznesit dhe personazheve të kësaj fushe u shkon shumë ky lloj angazhimi.
Ndërkohë, nga kërkimet në dokumentet e QKR¬së, aty ku bëhet regjistrimi i bizneseve me aksionerët përkatës, nuk gjejmë ndonjë biznes që këngëtarja Soni Malaj të ketë bërë me të dashurin e saj të ri me të cilin bashkëjeton prej disa kohësh.
