Sondazhet e reja në Britaninë e Madhe kanë treguar se çdo ditë e më shumë britanikët janë më pro largimit të shtetit të tyre nga Bashkimi Europian.
Si pasojë e kësaj, tregjet financiare kanë pësuar dhe funtet kanë rëndë dukshëm në krahasim me dollarin, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova.
Kryeministri I Britanisë, David Cameron, në një tubim këtë mëngjes ka thënë se “Brexit” është një “bombë” për ekonominë britanike dhe do kalojnë vite më pas derisa të rikuperohet përsëri.
Cameron ka intensifikuar fjalimet e tij publike pasi që disponimi i anglezëve kohë ve të fundit duket që është më shumë për t’u larguar nga Unioni sesa për të qëndruar brenda.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.