Lajmet e fundit

Sulmuesi i Tottenhamit, Heung-Min Son, ka vendosur që të filloj stërvitjen e tij ushtarake në Korenë e Jugut këtë javë.
Ai është fotografuar në njërin nga kampet e ushtrisë të Koresë Jugore.
27-vjeqari ishte liruar nga shërbimi normal ushtarak për dy vite në Korenë e Jugut të cilin burrat e këtij vendi e kanë obligim që ta kryejnë , për shkak se ai ndihmoi vendin e tij të fitonte në Lojërat Aziatike 2018.
Këtë vendim lojtari e ka marrë pasi që Premierliga është në pauzë, njofton "Mirror" përcjell Klan Kosova.
Koreani do të përfundojë një kurs trajnimi të reduktuar për tre javë dhe sipas fotografimeve të publikuara, ai ka mbërritur në ishullin jugor për të filluar përgatitjet.