Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë që beson se Jesse Lingard ka të ardhme afat-gjatë te ky klub.
Këto komente norvegjezi i ka dhënë pas huazimit të Lingaard-it te West Ham United, pas mosaktivizimit të tij në pjesën e parë të stinorit aktual.
“Duam që Jesse të kthehet këtu i rivitalizuar pasi ta ketë dëshmuar te West Hami se sa lojtar i mirë është”, ka thënë Solskjaer.
“Ai thjesht ka qenë i pafat me disa probleme, në disa periudha ai është dashur që të qëndrojë larg nesh me kovid, puna e izolimit dhe e kontaktit të afërt”.