Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron që ta mbajë Jesse Lingard-in te Manchester United-i edhe pas afatit kalimtar dimëror, sipas raportimeve nga ESPN.
28 vjeçi është i vendosur që të largohet nga “Old Trafford” në kërkim të minutazhit të rregullt te ndonjë klub tjetër, mirëpo menaxheri norvegjez po shpreson që ta mbajë së paku deri në fund të stinorit.
Lingard është paraqitur për Djajtë e Kuq vetëm tri herë në stinorin 2020-2021, dhe është lidhur me një transferim të mundshëm te Interi, Nice, Tottenham Hospur, Sheffield United dhe West Ham United.