Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Tottenham shpreson që të jetë në finale, pas dy tentimeve të dështuara.

Roberto Soldado ka thënë se ëndërron finalen e Ligës së Europës.
Villarreal do të përballet me Liverpool në El Madrigal, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kësaj gare.
“Arritja në finale do të ishte arritje e madhe. Do të ishte ëndërr e kthyer në realitet. Besojmë fuqishëm që kemi gjasa për ta bërë këtë gjë”.
“Liverpooli është skuadër e vështirë. Duhet të jemi në formën më të mirë dhe të mos e lejojmë të vihemi nën presion”.