Lajmet e fundit

Trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli, është shprehur i sigurt se kombëtarja shqiptare e futbollit do të arrijë që të kualifikohet për në kampionatin europian të futbollit që do të mbahet në Francë në vitin 2016.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku ka komentuar mbi ndeshjen që do të zhvillohet nesër në mes Shqipërisë dhe Serbisë.
“Kjo po cilësohet si ndeshje e shekullit dhe është rast historik i kombëtares tonë që ta arrijë kualifikimin për kampionatin ndërkombëtar që do të mbahet në Francë”.
“Ka shumë ngjyrime politike në këtë takim. Qëllimi i Serbisë është që ta pengojë Shqipërinë nga shkuarja në Francë, kurse qëllimi i vetëm i shqiptarëve është që të shkojnë atje”.
‘Besoj se Shqipëria do të shkojë në Francë, jam i sigurt se do ta arrijë këtë qëllim, pra kualifikimin për në Euro 2016’.