Lajmet e fundit

Bylbyl Sokoli, trajner dhe profesor i sportit, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pret që Kosova të anëtarësohet në shtëpinë botërore të futbollit FIFA, njofton Klan Kosova.
"Shpresat janë të mëdha se do të pranohemi edhe në FIFA. Mendoj që faktet dhe argumentet janë në anën e Kosovës".
"Sot presim një votim korrekt dhe të ju them të vërtetën jam i rezervuar sepse shumë shtete do të votojnë. Kam pak frikë jo për shkak të argumenteve, por për shkak të gjërave tjera rrethanore. Lexova se Rusia është kategorike për mospranimin e Kosovës në UEFA dhe mund të ketë probleme. Siç duket, rrugët diplomatike kanë qenë shumë aktive".
Ai ka shprehur besimin që në secilën formë Kosova do të pranohet në FIFA, megjithë kundërshtimin e madh të Rusisë dhe shteteve tjera që nuk e përkrahin pavarësinë e vendit.
"Me vet faktin që Kosova është anëtare e UEFA-së, do të duhej të pranohej edhe në FIFA. Reagimet që vijnë, pasi që e lexova në mediet ruse, janë shumë të ashpra, në krahasim me atë që ka ndodhur gjatë pranimit në UEFA".