Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, njëherësh njohës i mirë i sportit, ka folur për përballjen historike që sot Kosova e ka në kudër të kualifikimit në Botëror.
Në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, Sokoli tha se Kombëtaren e Turqisë po e sheh shumë të frikësuar, transmeton Klankosova.tv.
“Po i shoh të mobilizuar, megjithatë jam shumë optimist në fitoren e Kombëtares sonë”, tha Sokoli për Klan Kosovën.
Ai shtoi se Kosova do të fitojë 2:0 ndaj Turqisë.
“Sot turqit duhet t’i konsiderojmë si rival, jo si miq, si vëllezër, vetëm si rival në fushë. Pas fushës mund të jemi çdo gjë”, tha ai pos tjerash.
https://www.youtube.com/watch?v=pQ7k74WAewg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.