Lajmet e fundit

Kryetarit i komunës së Klinës, Sokol Bashotës, pronat e të cilit i’u bastisën të enjten me vendim të Prokurorisë Speciale me dyshimet për keqpërdorim të parasë publike, sot ka shkuar në vendin e tij të punës.
Këtë gjë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj komuna, Samie Gjergji.
“Kryetari i Komunës, z. Sokol Bashota sot ka dal në vend të punës”.
Gjergji ka thënë se të parit të Klinës i’u është bërë ftesa për në Prokurori për ku edhe do të shkojë.
“Ai e ka një ftesë për një intervistë në Prokurori me një datë të caktuar, ku edhe do të paraqitet”, ka thënë Gjergji.
Sipas saj, dje është bërë spektakël në lidhje me vendndodhjen e Bashotës, porse ky i fundit e konfirmuar se ishte për një vizitë mjekësore.
Të parit të komunës së Klinës, policia i shkoi në zyrë, për arsyje se dyshohej se ka keqpërdorë paranë publike, kur kishte organizuar festivalin “I këndojmë lirisë”.
Në këtë komunë dje është bastisur edhe zyra e prokurimit, e e gjithë kjo në bazë të urdhrit të Prokurorisë speciale, që nisi hetimin ndaj zyrtarëve komunal.
Gjithashtu auditorët patën gjetur edhe një shkelje që përbënte konflikt interesi. Kjo kishte të bëjë me faktin që Bashota kishte subvencionuar klubin futbollistik “Dukagjini” në të cilin klub është vetë kryetar.