Lajmet e fundit

Burrat të cilët hanë shumë ushqime që përmbajnë sojë, mund t’ia humbin vetes shanset për tu bërë baba, thotë një studim i ri.
Ekspertët e fertilitetit, kanë gjetur prova se kemikalet natyrale që ndodhen në soja, që përdoret për produktet vegane dhe vegjetariane, mund ta dëmtojnë spermën.
Soja e cila vjen nga Azia perëndimorë, përdoret në masë të madhe si ushqim alternativ për mishin.
Kohëve të fundit edhe kërkesa për qumësht ka ranë, për shkak se njerëzit tani po e kërkojnë më shumë qumështin e sojës dhe të bajameve.
Mirëpo studiuesit në Spanjë, besojnë se një kemikal që stimulon prodhimin e hormoneve femërore, ndodhet në sojë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Kjo mendohet se e dëmton shpejtësinë e spermës.