Lajmet e fundit

Aktorja kolumbiane Sofia Vergara, ka folur për mangësitë që mendon që i ka, në një interviste për People.
Edhe pse bashkëshorti i saj nuk shqetësohet për këto mangësi, Vergara kujdeset që gjithmonë te këtë dukje perfekte.
“Ai nuk i vëren papërsosshmëritë. Ai mendon që kam trupin e mirë, lëkurë të mrekullueshme e flokë të bukura, dhe kaq i duhet” ka treguar aktorja, 44 vjeçare për bashkëshortin e saj Joe Manganiello.
Mirëpo çifti nuk ndajnë të njëjtin mendim.
Sofia Vergara gjithmonë rri e rregulluar, ajo madje ka thënë që grimohet edhe nëse shkon për të bërë tush.
“Gjithmonë kam të vendosur diçka, edhe nëse shkoj për të bërë tush. Vendosi pak maskarë, i skuq mollëzat dhe vendosi pak buzëkuq” ka thënë Vergara.