Lajmet e fundit

Sofia Vergara së fundmi është parë e buzëqeshur në Beverly Hills, Calif, transmeton Klan Kosova.
Aktorja 44 vjeçare ishte e shoqëruar me një mik mashkull për të bërë pazar.
Po ashtu, së fundmi Sofia zbuloi për Harry se ajo kishte shkuar në shkollë dentare përpara se të bëhej aktore.
“Doja të bëhesha mjeke...por duke qenë e tillë, duhet shumë kohë e vite duke studiuar. Është e vështirë. Pra, gjëja më e mirë për mua në atë kohë ishte një dentiste”, ka thënë ajo.
“Kështu që unë shkova në një shkollë të tillë të cilën nuk e kam përfunduar”.
Kur Harry e ka pyetur se sa kohë ka studiuar në atë shkollë, Sofia tha se ajo shkoi për dy vjet.