Ylli i serialit amerikan “Modern Family” (Familja Moderne), Sofia Vergara, është shpallur si aktorja më e paguar në televizionin amerikan, kjo sipas listës së personave më të pasur në revistën Forbes.
Forbes ka shkruar që roli i Vergaras, si Gloria tek Familja Moderne, i kanë siguruar aktores 43 milion dollarë, për 12 muajt e fundit.
Ky është viti i pestë që aktorja shfaqet në këtë listë.
Për më tepër është thënë që aktorja ka fituar më shumë se aktorët meshkuj në vitin a kaluar.
Aktorja e serialit “Big Bang Theory”, Kaley Cuoco, ishte e dyta në këtë listë me fitime prej 24.5 milion dollarë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.