28.10.2019 · përditësuar para 2444 dite1 min lexim
Kjo po që është një mënyrë e veçantë e të veshurit të bikineve!
Sofia Richie e ka marrë gjithë vëmendjen kur është paraqitur e veshur me bikine që i kishte kombinuar me kostum në hapjen zyrtare të hotelit "Guitar Hotel" në Florida.
Modelja 21 vjeçare kishte veshur bikinet e saj në formë trekëndëshi me ngjyrë të bardhë me një kostum ngjyrë kaltër të hapur, derisa gjithë veshjen e saj e kishte kombinuar shumë bukur me dy qafore shumë të holla.
Sipas disa burimeve, Richie kishte shkuar në këtë festë bashkë me të dashurin e saj Scott Disick bashkë edhe me Khloe Kardashian.
“Scott dhe Sofia dukeshin shumë të dashuruar, duke i mbajtur duart vazhdimisht edhe në tapetin e kuq dhe jashtë tij”, ka thënë një burim për Page Six.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.