Lajmet e fundit

A janë të gjithë baballërët e njejtë?
Sofia Richie ka konfirmuar se babai i saj, këngëtari legjendar, Lionel Richie e gjurmon telefonin e saj duke ndjekur kështu nga afër të gjitha lëvizjet e saj.
“Babai im e gjurmon telefonin tim një herë në ditë. E unë çdo herë e kuptoj këtë, është qesharake se unë nuk i tregoj atij se e di këtë fakt”, ka thënë ajo në një postim në Twitter, transmeton Klan Kosova.
Sofia është parë së fundmi në një jaht luksoz me ish të dashurin e Kourtney Kardashian, Scott Disick.
Por ajo shumë shpejt ka hedhur poshtë zërat se ajo dhe Disick janë në lidhje dashurie.
“Që të gjithë të jenë të qetë, unë dhe Scott jemi vetëm miq. Relaksohuni”, ka thënë ajo.