Lajmet e fundit

Për lëkurë të butë, për këmbë sensuale, për një fytyre perfekte, për një buzëqeshje më joshëse dhe për flokë te shëndetshëm përdorni sodë.Ajo është bërë një element shumë i rëndësishëm i produkteve kozmetike natyrale dhe të atyre të përgatitura në shtëpi. Të mirat? Ka shumë të tilla dhe na ndihmon të kujdesemi për veten në mënyrë natyrale.
Shumë prej jush, të mësuara me kozmetikët mjaft të përpunuara, mund të dyshojnë për vetitë e këtij pluhuri të bardhë që shitet kudo nëpër dyqane dhe për me tepër është i lirë. Megjithatë duhet thënë se karakteristikat e tij janë mjaft të njohura.
Të kruarat dhe skuqjet shkaktohen nga uji shumë gëlqeror. Një zgjidhje shumë e mirë për të mbrojtur lëkurën është të hidhni në vaskën e mbushur me ujë pas bikarbonat sode dhe më pas të futeni në të. Kur të dilni do e ndjeni që lëkura juaj është më e butë dhe ju do ndjeheni më të relaksuar.
Të mbuluar në dimër dhe shumë të zbuluara gjate verës, këmbët tona kanë tendencë të “vuajnë” për gjithë vitin. Soda mund të bëjë mrekullia: lufton kallot, zbut lëkurën, largon të kruarat dhe i çlodh. Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta.Kjo mund të bëhet edhe për higjienën e duarve. I futim në një legen me ujë të ngrohtë në të cilin kemi hedhur 2 lugë të vogla me sodë dhe i mbajmë për 10 minuta. Thonjtë do bëhen më të shëndetshëm dhe duart më të buta.
Soda është një produkt shumë i mirë edhe për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve tanë. Ajo zbut gjen, parandalon shfaqjen e gurzave dhe kariesit si dhe i bën dhembet më të bardhë. Mbushim një gotë me ujë dhe hedhim në të pak sodë. Më pas bëjmë gargarë dhe e shpëlajmë gojën me ujë të pastër. Për dhëmbët mund të hedhim sodë në furçë dhe t’i lajmë. Njollat do te ikin dhe ata do shkëlqejnë më shumë. Kujdes! Mos e përdorni shpesh sepse mund të këtë efekte tek zmalti i dhëmbëve.