Lajmet e fundit

Socialistët serbë të Kosovës kanë mbështetur vendimin e Komitetiit Qendror të SPS-së dhe presidentit të saj Ivica Daçiq rreth vendosjes së liderit të Partisë Përparimtare Serbe Aleksandar Vuçiq si një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Socialistët serbë të Kosovës besojnë se ky vendim është i drejtë për shkak se siç thonë ata "në këto momente Serbisë në rend të parë i nevojitet stabiliteti politik", raporton "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.