Lajmet e fundit

Partia Popullore Serbe e ka vlerësuar skandaloz dënimin me 9 vjet burg të liderit të Iniciativës Serbe SDP, Oliver Ivanoviq.
Kjo parti iu ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga institucionet ndërkombëtare, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar sjelljen e EULEX-it si dhe për të parandaluar zbatimin e një vendimi të tillë.
Në reagimin e këtij subjekti politik ndër të tjera thuhet se Ivanoviq , u shpall fajtorë e dënua me nëntë vjet , pavarësisht që siç thonë në këtë parti nuk janë vërtetuar akuzat me të cilët ai ngarkohej, përcjellë Klan Kosova .
Ndryshe Ivanoviq u dënua sot nën akuzën për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civile në vitin 1999.